Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri Bayrou humb votëbesimin e Parlamentit

Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri Bayrou humb votëbesimin e Parlamentit

Kryeministri francez François Bayrou pritet të martën (9 shtator) t’i paraqesë dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron, pasi nuk ka më votëbesimin e Parlamentit.

Mocioni i mosbesimit kundër qeverisë mori të hënën 364 vota mbështetëse dhe 170 kundër në Asamblenë Kombëtare. Deputetët e mbështetën në shumicë dërrmuesve mocionin për largimin e qeverisë Bayrou, e cila e drejton vendin prej dhjetorit 2024.

Para presidentit Macron, kryeministri pritet të kërkojë një zëvendësues ose të thërrasë zgjedhje të parakohshme, raporton rtsh.

Share This