Gjimshiti para sfidës Letoninë: Do japim gjithçka për fitore

Gjimshiti para sfidës Letoninë: Do japim gjithçka për fitore

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti në konferencën e fundit para ndeshjes me Letoninë, tha se skuadra e tij është përgatitur për të dhënë maksimumin nesër dhe për të marrë tri pikët në këtë ndeshje.

Ekipi është përgatitur mirë. Kemi pasur edhe kohë për të përgatitur këtë ndeshje. Nuk do të jetë e thjeshtë, por jemi pozitivë për ndeshjen nesër. Ndjejmë presion sepse nëse në çdo ndeshje ke presion, përqendrimi është më i lartë. Të marrim tre pikët nesër, që janë të nevojshme për të vazhduar rrugëtimin për t’u kualifikuar”, theksoi Gjimshiti.

“I kemi parë ndeshjet dhe jo vetëm ato, por edhe ndeshjen që luajti Letonia me Serbinë. Ndeshja në Riga nuk ishte e mirë. Kemi gabuar. Në futbollin e sotëm nuk fitohet më aq thjeshtë. Nesër do jetë një ndeshje ndryshe, na nevojiten tre pikët për ëndrrën. E kemi vetë në dorë dhe kjo është më e rëndësishmja”.

“Do japim 100% për të realizuar këtë ëndërr, siç e kemi kaluar për dy Evropiane. Kualifikimi në Botëror do të ishte historik për të gjithë shqiptarët. Jemi gati për nesër, do japim gjithçka për tre pikët, do japim maksimumin”, pohoi mbrojtësi kuqezi.

Share This