Rinovimi i Yildiz një hap larg, Juventusi i ofron 6 milionë euro “xhevahirit” turk

Rinovimi i Yildiz një hap larg, Juventusi i ofron 6 milionë euro “xhevahirit” turk

Pasi i ka dhënë fanellën prestigjioze me numrin 10, Juventusi është gati ta bëjë Kenan Yildiz simbolin e ciklit të ri bardhezi.

Pas sondazheve të disa klubeve të mëdha europiane për këtë lojtar, “Zonja” ka përshpejtuar ditët e fundit hapat në bisedimet për rinovimin e kontratës së “xhevahirit” turk.

Kontrata e Yildiz skadon në qershor të 2029-ës.

Palët janë shumë afër marrëveshjes së re dhe firma mund të vijë brenda kësaj jave. Paga aktuale e lojtarit mund të kalojë nga 1.7 milionë euro neto në sezon deri në 6 milionë euro, plus bonuset.

Në këto kushte, Kenan Yildiz do të bëhej futbollisti më i paguar në organikën e Juventusit, po të llogarisim largimin e mundshëm të Dushan Vlahoviç në fund të sezonit.

Share This