
Drita mëson kundërshtarin e dytë në ‘Champions’
Pas një sezoni të shkëlqyer ku u shpall kampione e Kosovës për herë të katërt në histori, skuadra e Dritës është gati për sfidat evropiane.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani do të rikthehet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, duke kërkuar të lërë gjurmë në arenën ndërkombëtare.
Në fazën e parë kualifikuese, Drita do të përballet me kampionen e Luksemburgut, Differdange. Një sfidë e vështirë, por jo e pamundur për skuadrën gjilanase që synon kalimin në raundin tjetër.
Në rast kualifikimi, Drita do të përballet me një kundërshtar shumë më të fortë në fazën e dytë – kampionen e Danimarkës, FC Copenhagen, një emër me përvojë të madhe në garat evropiane.
Nëse Drita eliminohet nga kjo fazë, do të vazhdojë rrugëtimin në rrethin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Evropës. Aty, Drita do të jetë në vazon jobartëse dhe përballet me një nga humbësit e çifteve:
Rijeka – Ludogorets
Zalgiris – Dynamo Kyiv
Pafos – Maccabi Tel Aviv
RFS – Malmö
Zrinjski – Slovan Bratislava
KuPS – Olimpija Ljubljana
Skuadra gjilanase do të synojë të përfaqësojë denjësisht futbollin kosovar në arenën evropiane.


