Rikthehet elita e basketbollit, kryederbi luhet në Prizren

Rikthehet elita e basketbollit, kryederbi luhet në Prizren

Superliga e Kosovës në basketboll, rikthehet këtë fundjavë më ndeshjet e xhiros së 20-të.

Kryederbi do të luhet në Prizren, ku do të përballen rivalët e vjetër, Bashkimi dhe GO+Peja.

Prizrenasit pasi u kualifikuan në finale të Kupës synojnë të vazhdojnë me paraqitje pozitive, derisa në elitë janë në vendin e dytë me 13 fitore e gjashtë humbje, derisa në anën tjetër verdhezinjtë ndodhen në vendin e tretë me dhjetë fitore e nëntë humbje.

Kjo xhiro hapet në Gjakovë me përballjen Vëllaznimi-Sigal Prishtina, dy skuadra që nuk janë në formën optimale. Kuqezinjtë numërojnë gjashtë fitore e 13 humbje, kurse kryeqytetasit tetë fitore e 11 humbje.

Golden Eagle Ylli-Bora është një ndeshje shumë e rëndësishme për të skuadrat. Therandasit kanë tetë fitore e 11 humbje, kurse prishtinasit nëntë fitore e dhjetë humbje, andaj kjo pritet ta bëjë takimin edhe më interesant.

Java e 20-të mbyllet në Mitrovicë me përballjen Trepça – Rahoveci 029, dy skuadra në formë të ndryshme në elitën e basketbollit. Mitrovicasit janë në vendin e parë me 16 fitore e tri humbje, kurse ‘Vreshtarët’ në vendin e tetë me gjashtë fitore e 13 humbje.

Superliga/Java 20

E shtunë

17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

19:30 Golden Eagle Ylli – Bora

E diel

17:00 Bashkimi – GO+ Peja

19:30 Trepça – Rahoveci 029

Share This