
Renditja ATP, Alcaraz thellon avantazhin ndaj Sinner
Në këtë fillim jave, renditja e ATP-së mbetet e pandryshuar në 6 vendet e para, ndërsa diferenca mes dy liderëve është thelluar.
Carlos Alcaraz, numri 1 në botë, pas suksesit në Doha, ka shtuar epërsinë ndaj Janik Sinner në 3,150 pikë, nga 300 që ishte më parë.
Ky rezultat e vendos spanjollin në një pozicion të sigurt për vendin e parë në botë pas dy turneve të para Masters 1000 të sezonit, Indian Wells dhe Miami Open.
Në vend të tretë qëndron Novak Djokovic, i cili nuk ka luajtur që pas humbjes në finale të Australian Open, ndërsa pas tij renditen Alexander Zverev, Lorenzo Musetti dhe Alex De Minaur.
Lajm i mirë për tenistët e rinj është edhe ngjitja e Jakub Mensik, gjysmëfinalist në Doha, i cili ka fituar tre pozicione dhe në moshën 20-vjeçare ka arritur vendin e 13-të – renditja më e mirë në karrierën e tij.
Ngjitja më e madhe në ‘Top 50’ këtë javë i takon Alejandro Tabilo (+26 vende), i cili pas finales së Rios, të fituar nga argjentinasi Tomas Etcheverry, renditet i 42-ti.


