
Ambasadori britanik takon Haxhiun, diskutojnë për buxhetin dhe zgjedhjet presidenciale
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Përmes një postimi publik, diplomati britanik bëri të ditur se e ka uruar Haxhiun për marrjen e detyrës së re në krye të legjislativit.
Ai vlerësoi punën e Kuvendit, duke theksuar përparimin e shpejtë në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të buxhetit për vitin 2026.
“Përshëndeta përparimin e shpejtë që ka bërë Kuvendi në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Diskutuam për zgjedhjet e ardhshme presidenciale”, ka shkruar Hargreaves.
Ambasadori shtoi se gjatë takimit është shprehur pritja për një bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet parlamenteve të dy vendeve.


