Remi kritikon qeverinë Kurti për “manovra politike”

Remi kritikon qeverinë Kurti për “manovra politike”

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka kritikuar qeverinë aktuale në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti, duke theksuar se manovrat në politikë janë të destinuara të dështojnë.

“Ne kemi nevojë për politikë të pastër, që ndërton raporte normale me popullin dhe me miqtë tanë, jo për manovra që i kthejnë ato raporte në eksperimente të padobishme,” ka shkruar Mustafa në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka shtuar se, edhe kur manovrat politike shfaqen me fjalë të bukura, ato nuk mund të sjellin rezultate pozitive. “Ballkani i ka parë të gjitha format e tyre, nga manipulimet e brendshme, deri tek tentimet për të mashtruar edhe miqtë strategjikë që na kanë ndihmuar të fitojmë lirinë,” ka theksuar Mustafa.

Share This