Reali në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, eliminon Dortmundin në një dramatike

Reali në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, eliminon Dortmundin në një dramatike

Real Madridi është gjysmëfinalisti i katërt dhe i fundit i Kupës së Botës për Klube, pas një fitoreje dramatike 3:2 ndaj Borussia Dortmundit në çerekfinale, raporton Rekordi.net.

“Los Blancos” e nisën fuqishëm ndeshjen dhe e mbyllën pjesën e parë me epërsi të dyfishtë. Goli i parë erdhi në minutën e 10-të, kur Gonzalo Garcia shënoi bukur pas një asistimi nga Arda Guler. Vetëm dhjetë minuta më pas, ishte radha e Fran Garcias që të gjente rrjetën, këtë herë pas një pasimi preciz nga Trent Alexander-Arnold.

Pjesa e dytë kaloi pa shumë ngjarje, derisa minuta shtesë sollën dramë të vërtetë në fushë. Beier ngushtoi rezultatin për Dortmundin në minutën e 90+2, duke rihapur përkohësisht sfidën. Por Kylian Mbappe, me një gol spektakolar me volej, e riktheu epërsinë e dy golave për Realin vetëm dy minuta më vonë.

Drama nuk përfundoi këtu. Në minutën e 90+8, Dean Huijsen u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Guirassy. Ky i fundit realizoi penalltinë, duke e çuar rezultatin në 3:2, por pa arritur të ndryshojë fatin e ndeshjes.

Real Madridi siguron kështu një biletë për në gjysmëfinale, ku do të përballet me Paris Saint-Germain, kampionin aktual të Europës, i cili më herët eliminoi Bayern Munichun.

Përballja Real Madrid – PSG premton spektakël absolut në rrugën drejt finales. /Rekordi.net

Share This