Arrihet marrëveshja, Vinicius rinovon kontratën me Realin

Arrihet marrëveshja, Vinicius rinovon kontratën me Realin

Sipas mediave spanjolle martesa Vinicius-Real do të vazhdojë për një kohë të gjatë, pasi është arritur marrëveshja mes sulmuesit brazilian dhe klubit madrilen për rinovimin e kontratës.

Gjithçka është gati, ajo që mungon është firma në kontratë, e cila duhet të ndodhë pas përfundimit të kampionatit dhe para Kupës së Botës për Klube.

Sulmuesi brazilian, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2027, do të nënshkruajë deri në vitin 2030 dhe do të fitojë 20 milionë në sezon për 5 vitet e ardhshme.

Share This