
Real Madridi përgatit ofertë marramendëse për Rodrin
Gjiganti spanjoll, Real Madridi po synon një goditje të madhe në afatin kalimtar të kësaj verë.
Sipas “The Sun”, madrilenët janëë duke përgatitur një ofertë prej 115 milionë eurosh për yllin e Manchester City-t, Rodri.
Mesfushori spanjoll, i rikthyer në formë pas një lëndimi serioz në ligamentin e kryqëzuar, ka qenë sërish lojtari kyç në skemën e Pep Guardiolës.
Megjithatë, kontrata e tij me City-n përfundon në vitin 2027 dhe aktualisht nuk ka negociata për rinovim.
Real Madridi, nën drejtimin e Xabi Alonsos, e sheh 28-vjeçarin si pasardhësin ideal të dyshes legjendare Kroos-Modric dhe si një tjetër kandidat potencial për ‘Topin e Artë’ në të ardhmen.


