Qindra qytetar nga Kosova drejt Tiranës, dhjetëra automjete me flamuj kuqezi dhe simbole të UÇK-së

Qindra qytetar nga Kosova drejt Tiranës, dhjetëra automjete me flamuj kuqezi dhe simbole të UÇK-së

Qindra qytetar nga Kosova po marshojnë drejt Tiranës për t’iu bashkuar tubimit në mbështetje të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Që në orët e para të ditës janë vërejtur lëvizje të shtuara në “Rrugën e Kombit”, ku dhjetëra automjete, të zbukuruara me flamuj kuqezi dhe simbole të UÇK-së, po udhëtojnë në grupe drejt kryeqytetit shqiptar.

Për shkak të fluksit të lartë të mjeteve, Policia Rrugore ka shtuar prezencën përgjatë aksit për të garantuar qarkullim normal dhe për të shmangur bllokimet e mundshme të trafikut.

Tubimi në Tiranë pritet të zhvillohet në orën 17:00 në sheshin “Skënderbej”, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje paqësore dhe respektim të rendit publik.

Protesta Gjithëkombëtare “Unë jam UÇK” zhvillohet për të denoncuar procesin gjyqësor që po mbahet në Hagë kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe disa ish-kryeparlamentarë të vendit, të akuzuar se kanë kryer krime lufte gjatë konfliktit me Serbinë. /rtsh/

Share This