
Haradinaj kujton heronjtë Elfete e Mentor Humolli
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sakrificën e dy heronjve, Elfete dhe Mentor Humolli, duke theksuar se veprat e tyre janë gdhendur në historinë kolektive.
“Më 1 shkurt 1990, u shua jeta e Elfete Humollit, vajzës 16-vjeçare nga Lupçi i Poshtëm i Podujevës, e cila u vra duke protestuar kundër regjimit serb. Në atë protestë ishte edhe vëllai i saj, Mentori, atëherë vetëm 13 vjeçar. Sakrifica e motrës do ta udhëhiqte në rrugën e lirisë. Nëntë vite më vonë, më 21 maj 1999, Mentori do të binte heroikisht në përballje me armikun”, shkruan Haradinaj.
Ai shton se sakrifica e Elfetes dhe Mentorit, si edhe e shumë të rinjve e të rejave që dhanë jetën për liri, mbetet e gdhendur përgjithmonë në kujtesën historike të Kosovës.


