
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të aplikohen gjatë ditës së sotme.
Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizel) është caktuar në 1.67 euro litër, dy centë më lirë se dje, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.52 euro për litër, për një cent më shtrenjtë se dje.
Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.81 euro për litër, si një ditë më parë.

