Memli Krasniqi nga Prizreni: Shaqir Totaj është kandidati i njerëzve që duan zhvillim

Memli Krasniqi nga Prizreni: Shaqir Totaj është kandidati i njerëzve që duan zhvillim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka mbajtur një tubim me mbështetësit e kësaj partie në Prizren, ku ka deklaruar se kandidati i PDK-së për kryetar të komunës, Shaqir Totaj, është “kandidati i njerëzve që duan zhvillim dhe vazhdimësi”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka theksuar se qytetarët e Prizrenit do të zgjedhin punën, bashkimin dhe të ardhmen, duke votuar për Totajn në zgjedhjet e 9 nëntorit.

“Nën udhëheqjen e tij, Prizreni ka ecur përpara, është bërë më i pastër, më i rregullt, më turistik e më i jetueshëm për të gjithë. Dhe rruga përpara është edhe më e mirë, me Shaqir Totajn në krye. Më 9 nëntor, voto për vazhdimësi, për dinjitet, për Prizrenin që fiton! Voto Shaqir Totajn #PDK191,” – ka shkruar Krasniqi.

Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, kërkon një mandat të dytë në krye të Komunës së Prizrenit, ndërsa fushata zgjedhore po hyn në fazën e saj përmbyllëse.

Share This