PSG, City dhe Interi favoritët për të fituar Kupën e Botës për Klube

PSG, City dhe Interi favoritët për të fituar Kupën e Botës për Klube

PSG, Manchester City dhe Interi janë favoritët kryesorë për të fituar Kupën e Botës për Klube 2025, sipas parashikimeve të publikuara nga Superkompjuteri i Opta-s.

Analiza është bazuar në të dhënat e performancës së secilës skuadër në sezonet e fundit, duke llogaritur probabilitetin e suksesit në turneun që po zhvillohet në SHBA:

PSG – 20.6%

Manchester City – 20.4%

Interi (i drejtuar nga Chivu) – 12.4%

Bayern Munich – 11.3%

Real Madrid – 9.7%

Sipas këtyre të dhënave, Interi shfaqet si sfidanti kryesor pas dy superfuqive të Evropës, duke lënë pas klube historikë si Bayern dhe Real Madrid.

Turneu po hyn në fazat vendimtare dhe pritet të sjellë përballje spektakolare mes skuadrave elitare botëror.

Share This