Gjykata Supreme e ShBA-së kufizon fuqinë e gjyqtarëve federalë

Gjykata Supreme e ShBA-së kufizon fuqinë e gjyqtarëve federalë

Gjykata Supreme e ShBA-së vendosi të premten se gjyqtarët individualë nuk kanë autoritetin për të dhënë urdhra gjyqësor në të gjithë vendin, por vendimi la të paqartë fatin e kufizimeve të presidentit Donald Trump për marrjen e shtetësisë së ShBA-së të fëmijëve që kanë lindur aty, por prindërit e të cilëve qëndrojnë ilegalisht.

Rezultati ishte një fitore për presidentin republikan, i cili është ankuar për gjyqtarë individualë që i ngrenë pengesa agjendës së tij.

Gjyqtarët ranë dakord me administratën Trump, si dhe me ish-administratën e Joe Biden para saj, se gjyqtarët po e teprojnë duke lëshuar urdhra që vlejnë për të gjithë, në vend që të jenë vetëm palët para gjykatës.

Pas vendimit, Trump u tha gazetarëve se menjëherë do të punojë për të çuar përpara politikat e bllokuara nga gjyqtarët, duke përfshirë kufizimet për marrjen e shtetësisë në bazë të lindjes.

Ai e përshëndeti vendimin, duke e quajtur atë “një vendim të madh dhe të mahnitshëm” dhe një “fitore monumentale për kushtetutën, ndarjen e pushteteve dhe sundimin e ligjit”.

Share This