Protesta të dhunshme në Serbi, demonstruesit përplasen me policinë, disa të plagosur

Protesta të dhunshme në Serbi, demonstruesit përplasen me policinë, disa të plagosur

Protestat kundër Qeverisë serbe janë zhvilluar në dhjetëra qytete të Serbisë, përfshirë Beogradin dhe Novi Sadin, ku janë regjistruar përplasje dhe incidente mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Gjatë demonstratave, me moton “Serbi, zgjohu”, janë shënuar disa të plagosur si policë ashtu edhe protestues.

 Beograd, tensionet janë përshkallëzuar kur protestuesit kanë hedhur objekte drejt policisë, ndërsa forcat e xhandarmërisë janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Po ashtu, në Novi Sad, para zyrave të Partisë Progresiste Serbe (SNS), janë shënuar incidente të reja, ku një oficer policie ka mbetur i plagosur gjatë një sulmi nga protestuesit ndaj zyrave të partisë.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka konfirmuar se më shumë se gjashtë policë dhe disa qytetarë janë lënduar gjatë përleshjeve. Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, paralajmëroi se të gjithë ata që kanë kryer akte dhune do të ndëshkohen.

Protestat e udhëhequra nga studentët kanë nisur më shumë se tetë muaj më parë, pas ngjarjes tragjike në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona nga shembja e një strukture betoni në Stacionin Hekurudhor. Këto protesta, që fillimisht ishin të lidhura me kërkesa për drejtësi për viktimat, kanë përfshirë tashmë një gamë të gjerë kërkesash për ndryshime politike dhe sociale në Serbi. /rtsh/

Share This