Aleanca: Mbështesim iniciativat ligjore për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Aleanca: Mbështesim iniciativat ligjore për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Aleanca ka deklaruar se mbetet konsistente në qëndrimin e saj institucional dhe mbështet çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

Në një deklaratë, Aleanca ka theksuar se lufta e popullit të Kosovës për liri, e udhëhequr nga UÇK-ja, ishte e drejtë dhe e pashmangshme.

“Duke besuar thellë se lufta e popullit të Kosovës për liri, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte e drejtë, e pastër dhe e pashmangshme, qëndrojmë fuqishëm në bindjet tona”, thuhet në deklaratë.

Aleanca ka shprehur bindjen se në përfundim të procesit gjyqësor në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të shpallen të pafajshëm.

Sipas saj, Kosova dhe institucionet e saj duhet të angazhohen maksimalisht që procesi të përfundojë me, siç thuhet, “drejtësi të plotë”.

Share This