
Profesori britanik mbron luftën e UÇK-së në televizionin publik të Serbisë
James Pettifer, profesori britanik i historisë në Universitetin e Oxfordit u është përgjigjur një sërë pyetjesh në një intervistë në televizionin publik serb mbi periudhën e luftës në Kosovë.
Kur gazetari i është referuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si “organizatë terroriste”, britaniku ka dhënë një përgjigje krejt tjetër.
“Një nga temat me të cilat merreni është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Keni shkruar se ajo ishte ndoshta lëvizja e parë e suksesshme kryengritëse në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Ne e konsiderojmë atë si organizatë terroriste. Në fakt, edhe Shtetet e Bashkuara e konsideronin të tillë deri në qershor të vitit 1998, kur Richard Holbrooke u takua me udhëheqësit e UÇK-së. A ishte kjo një pikë kthese në politikën e ShBA-së?”, ishte pyetja e gazetarit të RTS-së.
“Siç e dimë, ata që për disa janë terroristë, për të tjerë janë luftëtarë për liri”, ëshë përgjigjur Pettifer, duke vazhduar me argumentet e tij në favor të UÇK-së.
“Këtë mund ta shihni çdo ditë në televizion në rastin e Palestinës. Askush në botë nuk është dakord se çfarë saktësisht është ‘terrorist’. Politologët shkruajnë libra të gjatë për këtë”, ka thënë Pettifer.
Pas takimit së Richard Holbrooke me përfaqësues të UÇK-së, ai ka thënë se “padyshim që ndodhi një ndryshim i madh në politikë”.


