
Prishtina po rigjenerohet urbanisht: Rama prezanton planet për Kolovicën dhe Kodrën e Trimave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se lagjet që më parë u ndërtuan pa plan po marrin formë dhe po përfitojnë nga një zhvillim strategjik urban.
“Për herë të parë në kryeqytet, lagjet që deri dje u ndërtuan pa asnjë plan, tash po marrin formë. Densitetet, funksionet, programet, vizioni, rrugët, kanalizimi, ndriçimi e shenjëzimi, krejt sipas planeve strategjike urbane”, tha Rama.
Ai shtoi se përmes planit të rigjenerimit urban në Kolovicë dhe Kodrën e Trimave, do të rikthehet integriteti dhe rregulli në këto lagje.
“Me projektin e rigjenerimit urban, po kthejmë integritetin e qytetarëve, e rregullin dhe jetën moderne në dy prej lagjeve më të mëdha të Prishtinës. Prishtina, përtej kaosit urban, tash veç me plan”, theksoi kryetari Rama.


