Prezantohet Jonathan David te Juventusi: 25 gola si te Lille? Pse jo!

Prezantohet Jonathan David te Juventusi: 25 gola si te Lille? Pse jo!

Është dita e prezantimit të Jonathan David si lojtar i ri i Juventusit.

Pas konfirmimit zyrtar më 4 korrik, sulmuesi kanadez u shfaq sot në një konferencë për media, ku ndau emocionet, ambiciet dhe objektivat për aventurën e tij të parë në Serie A.

David, i cili do të mbajë fanellën me numrin 30, theksoi se transferimi te “Zonja e Vjetër” ishte një vendim që e mori me bindje të plotë.

Ai premtoi se do të japë gjithçka në fushë për të ndihmuar Juventusin të rikthehet në majat e futbollit italian dhe evropian.

“25 gola si te Lille? Pse jo! Çdo ligë ka sfidat e saj, por për mua është e mundur. Duhet të punoj shumë, por kam besim se mund ta bëj,” u shpreh ai.

Lidhur me frymëzimet e tij si futbollist, David përmendi emra legjendarë.

“Si fëmijë shikoja Drogba dhe Eto’o. Sot ka shumë sulmues të fortë. Te Juventusi gjithmonë më kanë pëlqyer Ronaldo, Dybala, Del Piero dhe Trezeguet.”

Kanadezi pritet të jetë një element kyç në repartin ofensiv të teknikut Thiago Motta, teksa Juventusi synon titullin në Serie A dhe rikthimin në skenën e madhe të Ligës së Kampionëve.

Share This