
Presidenti Ademi pret në aeroportin “Adem Jashari” futbollistin e ri, Avdullahu: Mirë se erdhe në shtëpi, Leon!
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në aeroportin “Adem Jashari” futbollistin e ri, Leon Avdullahu, i cili tashmë ka zgjedhur me zemër ta përfaqësojë Kosovën.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në aeroportin “Adem Jashari” futbollistin tonë të ri, Leon Avdullahu, i cili tashmë ka zgjedhur me zemër ta përfaqësojë Kosovën”.
“Leoni është një talent i jashtëzakonshëm dhe një djalë i shkëlqyeshëm me dashuri të madhe për Kosovën”, ka shkruar Ademi në Facebook.
“Jam i bindur se Leoni do të japë shumë për Kombëtaren tonë dhe do të jetë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët drejt sukseseve të mëdha. Mirë se erdhe në shtëpi, Leon!”, ka shkruar Ademi


