
Zhegrova zbarkon në Torino, pritet nga tifozët e Juves me flamur të UÇK-së
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, ka mbërritur në Torino në mëngjesin e sotëm, ku është pritur ngrohtësisht nga dhjetëra tifozë të Juventusit.
Mes brohoritjeve dhe thirrjeve me emrin e tij, 26-vjeçari ndau autografe me tifozët, ndërsa një moment i veçantë ishte ai kur disa prej tyre shpalosën një flamur të UÇK-së, mbi të cilin Zhegrova firmosi me shumë kënaqësi.
Pas takimit me tifozët dhe urimeve të tyre për mirëseardhje, sulmuesi i deritashëm i Lillet u nis drejt qendrës mjekësore, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve rutinë para finalizimit të transferimit te skuadra bardhezi.


