
Presidenti Ademi: Arbëri mbetet një aset i çmuar për Kosovën
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar sot futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Arbër Zenelin.
“Sot pata kënaqësinë të takoj një futbollist të jashtëzakonshëm dhe një djalë fantastik, anëtarin e ekipit tonë kombëtar, Arbër Zenelin”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.
“Me Arbërin folëm për karrierën e tij, rikuperimin pas lëndimit, kthimin në nivelin elitar, por edhe evokuam kujtime nga ndeshjet dhe paraqitjet e tij të paharrueshme me ekipin kombëtar, me shpresën se së shpejti do të jetë sërish pjesë e kombëtares sonë. Arbëri mbetet një aset i çmuar për Kosovën”, ka shkruar Ademi.

