Lumir Abdixhiku: Koha i ka ardhur fitores së LDK-së në Suharekë

Lumir Abdixhiku: Koha i ka ardhur fitores së LDK-së në Suharekë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në një takim të madh mobilizues me strukturat e partisë në Suharekë, ku është shprehur i bindur për fitoren e LDK-së në këtë komunë.

Abdixhiku u prit ngrohtësisht nga mbështetësit, duke theksuar se Suhareka është qyteti që gjithmonë ka frymuar LDK. Ai tha se kandidati i tyre, Dr. Ardian Shala, do të jetë kryetari i ardhshëm i komunës.

“Koha i ka ardhë fitores së LDK-së në Suharekë; prandaj s’ka asgjë që e ndalë. Me një strukturë të tillë të fortë dhe të organizuar, mund të nisemi gjithandej për të siguruar fitore të madhe,” u shpreh Abdixhiku, duke falënderuar për mbështetjen e fortë dhe pritjen e ngrohtë.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në mobilizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale në këtë komunë.

Share This