Premier League/ S’gabon Arsenali, Aston Villa ndal City-n

Premier League/ S’gabon Arsenali, Aston Villa ndal City-n

Arsenali ka vazhduar formën e mirë në Premier League, duke regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme.

“Topçinjtë” mposhtën Crystal Palace me rezultat 1-0 në “Emirates”, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit anglez.

Skuadra e Mikel Artetës dominoi ndeshjen dhe krijoi më shumë raste, ndërsa goli i vetëm u shënua nga Eze në minutën e 39-të, i cili vulosi fitoren për londinezët. Palace pati disa mundësi për të barazuar, por pa sukses.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali ngjitet në krye të tabelës me 22 pikë, ndërsa Crystal Palace mbetet në vendin e nëntë me 13 pikë.

Në anën tjetër, Aston Villa ka ndalur ecurinë pozitive të Manchester City-t, duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0. Goli vendimtar u shënua nga Cash në minutën e 19-të të takimit.

Me këtë fitore, Aston Villa ngjitet në pozitën e shtatë me 15 pikë, ndërsa City mbetet në vendin e katërt me 16 pikë.

Share This