Man United mposht Liverpoolin në derbin e madh anglez, bën hap i madh në garën për Champions

Man United mposht Liverpoolin në derbin e madh anglez, bën hap i madh në garën për Champions

Manchester United ka fituar një ndeshje dramatike ndaj Liverpoolit me rezultat 3-2, në një përballje që pati ndikim të madh në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Vendasit e nisën fuqishëm takimin dhe kaluan herët në epërsi me golin e Matheus Cunhës, i cili shfrytëzoi një situatë të dyfishtë për të mposhtur portierin kundërshtar. Epërsia u dyfishua brenda 15 minutave të para, kur Benjamin Sesko u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer dhe e dërgoi në rrjetë.

Liverpool reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të rikthehet në lojë. Dominik Szoboszlai ngushtoi shifrat me një solo-aksion të bukur, ndërsa më pas “The Reds” barazuan falë Cody Gakpos, i cili shënoi nga afërsia pas një aksioni të shpejtë të mysafirëve.

Megjithatë, në fund ishte Manchester United që gjeti golin vendimtar. Kobbie Mainoo realizoi një goditje të saktë nga jashtë zonës, duke i siguruar “Djajve të Kuq” një fitore të madhe dhe tre pikë të arta.

Me këtë fitore, United siguron një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve, ndërsa Liverpool mbetet ende në garë për një vend në top 5, por humb një mundësi të artë në këtë duel direkt.

Share This