
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 800 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1809 gjoba në trafik.
Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 1 aksident trafiku me fatalitet, 34 kanë qenë me lëndime, ndërsa 64 me dëme materiale, raporton rtk.
Policia njofton se janë arrestuar 17 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona u dërguan në vuajtje të dënimit.


