Policia jep detaje për zjarrin e madh në fabrikën Comodita në Gjakovë

Policia jep detaje për zjarrin e madh në fabrikën Comodita në Gjakovë

Është përfshirë nga flakët fabrika e dyshekëve, “Comodita” në Gjakovë.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po tentojë ta lokalizojnë zjarrin.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas informatave të pranuara deri tash nuk raportohet për të lënduar, por se verifikimi do të vazhdojë.

“Rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë një fabrikë është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ekipet emergjente vazhdojnë punën për ta vënë situatën nën kontroll. Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale në njerëz do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit”, ka thënë Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

Share This