Konflikt pranë një karburanti, vriten me armë zjarri 2 persona, në kërkim 21-vjeçari

Konflikt pranë një karburanti, vriten me armë zjarri 2 persona, në kërkim 21-vjeçari

Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri pranë një karburanti në Manëz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve të para, bëhet me dije se si pasojë e një konflikti janë qëlluar për vdekje një 23-vjeçar dhe një 33-vjeçar. Ky i fundit ka qëlluar për vdekje 23-vjeçarin Aranit Kurtin, ndërsa 33-vjeçari Flori Paluçi, është vrarë nga 21-vjeçari Daniel P., të cilin blutë e Durrësit e kanë shpallur në kërkim.

“Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”, thuhet në njoftim, raporton rtsh.

Share This