Homazhet në nderim të jetës dhe veprës së Nexhat Dacit

Homazhet në nderim të jetës dhe veprës së Nexhat Dacit

Me rastin e vdekjes së ish-kryetarit të Kuvendit, akademikut Nexhat Daci, në hollin e parlamentit nga ora 09:00 kanë nisur homazhet.

Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryeparlamentari, Dimal Basha, kanë bërë homazhe në nderim të ish-kryekuvendarit të Kuvendit, Nexhat Daci, dhe janë nënshkruar në librin e zisë.

Qytetarë, aktorë politikë dhe familjarë do të kenë mundësinë të bëjnë homazhe deri në orën 11:45.

Në nderim të Nexhat Dacit, nga ora 12:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore në sallën plenare të Kuvendit.

Varrimi i ish- kryekuvendarit të Kuvendit do të bëhet me nderime shtetërore nga ora 13:40 deri në 14:20, raporton rtk.

Share This