‘Pini ujë shpesh, hani ushqime të lehta dhe freskohuni’, IKShPK-ja përsërit këshillat për shkak të temperaturave të larta

‘Pini ujë shpesh, hani ushqime të lehta dhe freskohuni’, IKShPK-ja përsërit këshillat për shkak të temperaturave të larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre gjatë temperaturave të larta.

Përmes një njoftimi, IKShPK-ja ka rekomanduar që qytetarët të pinë ujë shpesh për të shmangur dehidratimin, të konsumojnë ushqime të lehta dhe të freskëta, si si fruta dhe perime, si dhe të shmangin pijet alkoolike dhe ato me përmbajtje të lartë sheqeri.

Po ashtu, IKShPK-ja ka këshilluar qytetarët të veshin rroba të lehta dhe ta freskojnë trupin rregullisht me ujë, në mënyrë që ta përballojnë më lehtë vapën.

Share This