Përplasje në SHBA, demokratët ultimatum për fondet e Sigurisë Kombëtare, kërkojnë ndryshim të politikave të emigracionit

Përplasje në SHBA, demokratët ultimatum për fondet e Sigurisë Kombëtare, kërkojnë ndryshim të politikave të emigracionit

Një ngërç i ri politik po kërcënon financimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) në Shtetet e Bashkuara. Demokratët në Kongres kanë paralajmëruar se do të bllokojnë fondet për këtë departament, afati i të cilit skadon pas dy javësh, nëse nuk ndërmerren “ndryshime dramatike” në mënyrën se si po zbatohen ligjet e emigracionit.

Në qendër të kritikave është agjencia e Zbatimit të Ligjit për Imigracionin dhe Doganat (ICE) dhe fushata e saj e intensifikuar nën urdhrat e Presidentit Donald Trump. Demokratët kërkojnë “llogaridhënie të vërtetë” për operacionet që po zhvillohen në Minesota dhe në të gjithë vendin.

Kërkesat e Demokratëve

Ligjvënësit demokratë kanë hartuar një listë kërkesash specifike për të votuar pro buxhetit:

Oficerët e zbatimit të ligjit duhet të heqin maskat dhe të identifikohen gjatë operacioneve;

Pajisja me urdhër-arreste gjyqësore për raste të caktuara para ndërhyrjes;

Rritja e bashkëpunimit dhe transparencës me autoritetet lokale.

Kundërpërgjigjja e Republikanëve

Deri më tani, është e paqartë nëse Presidenti apo republikanët në Kongres do të pranojnë këto kushte. Përkundrazi, ligjvënësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë kundërshtuar dhe po kërkojnë të shtojnë prioritetet e tyre në projektligjin e shpenzimeve.

Ata synojnë të fusin legjislacionin që kërkon:

Vërtetim të detyrueshëm të shtetësisë përpara se amerikanët të regjistrohen për të votuar;

Kufizime të ashpra për “qytetet strehë” (sanctuary cities) – juridiksione lokale që kufizojnë bashkëpunimin me autoritetet federale të emigracionit.

Me afrimin e afatit dy-javor, mbetet për t’u parë nëse palët do të gjejnë një kompromis apo nëse Departamenti i Sigurisë Kombëtare do të përballet me mungesë fondesh operacionale. /rtsh/

Share This