
Përplasja financiare PSG-Mbappe: Pritet të vendosë gjykata e Parisit
Gjykata e Parisit pritet të marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me përplasjen financiare mes Paris Saint-Germain dhe yllit francez Kylian Mbappe, i transferuar aktualisht te Real Madrid.
Muajin e kaluar, palët u përplasën në gjykatë për qindra miliona euro në lidhje me skedencën e kontratës së Mbappe-s, para se ai të largohej për në Spanjë, në vitin 2024.
Sipas avokatëve të Mbappe, PSG duhet t’i paguajë sulmuesit 260 milionë euro, duke argumentuar se kontrata e tij duhet të riklasifikohej si e përhershme.
Ndërkohë, klubi francez kërkon 440 milionë euro, duke pretenduar për dëme dhe një “humbje mundësie”, pas largimit të lojtarit me parametra zero.
Ky vendim mund të ketë një ndikim më të gjerë edhe në kontratat e lojtarëve në futbollin evropian dhe anglez, duke krijuar precedent për negociatat dhe skedencat kontraktuale të transferimeve të ardhshme.


