Chelsea “sulmon” Interin me 50 milionë euro për Bastonin, refuzimi është i menjëhershëm

Chelsea “sulmon” Interin me 50 milionë euro për Bastonin, refuzimi është i menjëhershëm

Ndërsa vëmendja e Interit është e fokusuar te çështja Lookman, klubi zikaltër është përballur me një surprizë nga Chelsea.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, londinezët kanë ofruar 50 milionë euro për Alessandro Bastonin, por përgjigja e Interit ka qenë e qartë: jo.

Nuk mbaron me kaq. Edhe Newcastle ka tentuar të tundojë zikaltërit me një ofertë për Davide Fratesin.

Përpjekja e parë nuk pati sukses, por “qymyrxhinjtë” pritet të rikthehen sërish me një tjetër ofertë në ditët në vijim.

Interi mban qëndrimin e fortë, por merkatoja duket se do të rezervojë ende lëvizje të bujshme.

Share This