
Përparim Rama promovon projektet e mëdha në Prishtinë: “Unaza e Brendshme dhe Ishulli Urban në realizim”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e dy projekteve transformuese që janë në realizim: Unaza e Brendshme dhe Ishulli Urban. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë LDK-në për të mundësuar realizimin e këtyre dhe projekteve të tjera në kryeqytet.
“Këto dy nga projektet transformuese janë tashmë në realizim. Edhe shumë të tjera do të realizohen me votën tuaj, me energjinë tuaj, me dashninë për Kryeqytetin,” ka shkruar Rama.
Ai ka theksuar se Prishtina është qyteti i ideve të mëdha, duke shtuar se transformimet e kryeqytetit janë rezultat i përkushtimit dhe dashurisë për qytetin.
“Sepse Prishtina është qyteti i ideve të mëdha, i transformimeve të mëdha edhe mbi krejt i dashnisë së madhe,” ka përfunduar Rama në postimin e tij.
Këto projekte synojnë të përmirësojnë infrastrukturën dhe cilësinë e jetës në kryeqytet, duke shënuar hapa të rëndësishëm në zhvillimin urban të Prishtinës.

