
Përparim Rama pritet me entuziazëm në Kodrën e Trimave: Bashkë kemi me i kry krejt punët
Kodra e Trimave ka qenë ndalesa e radhës në fushatën e kryetarit të Prishtinës dhe kandidatit të LDK-së, Përparim Rama, shkruan Rekordi.net.
Në këtë zonë, ku LDK dhe Rama gëzojnë mbështetje të madhe, qytetarët i kanë ripunuar besimin me pritje të ngrohtë dhe pjesëmarrje të madhe.
Gjatë takimit me banorët, Rama u shpreh se projektet për Kodrën e Trimave do të vazhdojnë me intensitet edhe më të madh.
“Bashkë e kemi nisë, bashkë kemi me i kry krejt punët në Kodrën e Trimave”, tha Rama, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për përfundimin e të gjitha projekteve të nisura. /Rekordi.net

