Pejanët debutojnë me humbje në Ligën ENBL

Pejanët debutojnë me humbje në Ligën ENBL

Skuadra e GO+Pejës nuk ia ka arritur ta nisë me fitore aventurën në Ligën ENBL.

Në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Peja është mposhtur nga ekipi letonez Riga Zelli me rezultat 83:72.

Pejanët e kanë nisur mirë takimin, duke fituar çerekun e parë me rezultat 20:17, por në periodën e dytë Riga Zelli ka përmbysur gjithçka, duke realizuar plot tridhjetë pikë dhe duke shkuar në pushim me epërsi të thellë.

Çereku i tretë ka përfunduar i barabartë 15:15, ndërsa mysafirët kanë dominuar edhe në dhjetë minutat e fundit, të cilat i fituan 21:16, për ta vulosur triumfin e tyre.

Më i miri te Peja ka qenë Tajh Nugace Green, i cili ka regjistruar njëzet pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime, ndërsa kapiteni Dardan Berisha ka kontribuar me trembëdhjetë pikë, dy kërcime dhe tri asistime.

Në anën tjetër, te Riga Zelli është dalluae Toms Skuja me njëzet e tri pikë dhe Frankie Fidler me njëzet e dy pikë, duke qenë vendimtarë për fitoren e ekipit letonez.

Share This