Peja sonte nis garat në Ligën ENBL, sfidon Riga Zelli-n

Peja sonte nis garat në Ligën ENBL, sfidon Riga Zelli-n

GO+ Peja do të ketë sonte ndeshjen e parë në Ligën ENBL.

Skuadra me traditë nga Kosova do të përballet me Riga Zelli nga Letonia.

Sfida zhvillohet nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, për shkak se palestra në Pejë është e zënë për shkak të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë.

Për verdhezinjtë ky është takimi i parë, ndërsa Riga Zelli do të ketë ndeshjen e dytë dhe hyn pas fitores ndaj Dziki Warszawa 93:91.

Pejanët do të ketë tetë ndeshje, katër vendas dhe katër mysafirë, për të kërkuar kualifikimin tutje.

Share This