
PDK publikon listën e kandidatëve për deputetë – Hamza: “Listë gjithëpërfshirëse me profesionistë dhe energji të re”
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kryetari i partisë, Bedri Hamza, e ka vlerësuar listën si një kombinim të përvojës dhe energjisë së re, duke theksuar se përfshin profesionistë nga fusha të ndryshme dhe përfaqësim të fuqizuar të grave.
“Listë gjithëpërfshirëse, me profesionistë të shumtë. Energji e re me mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra që e forcojnë përfaqësimin. Një përbërje që reflekton përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit qytetar dhe shtetëror. Jemi bashkë dhe të përkushtuar për ta çuar Kosovën përpara”, deklaroi Hamza.
Me publikimin e listës, PDK synon të mobilizojë strukturat dhe të krijojë momentum të ri në garën zgjedhore, ndërsa pritet të prezantojë edhe planin e saj qeverisës në ditët në vijim.
Ja lista e plotë:



