Çka po ndodh? Fatmir Limaj thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Çka po ndodh? Fatmir Limaj thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se kryetari i partisë, Fatmir Limaj, do të mbajë sonte një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Konferenca do të zhvillohet nga ora 21:30 në selinë qendrore të partisë, e cila ndodhet në lagjen Pejton në Prishtinë.

Nga Nisma është bërë e ditur se gjatë konferencës pritet të ketë adresime të rëndësishme nga kreu i subjektit.

Partia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me temat që do të trajtohen, ndërsa mediat janë ftuar të marrin pjesë.

Share This