“PDK 4-5 kryetarë”, Ramiz Lladrovci i përgjigjet Kurtit: E ka llugë në shpi, Dejona Mihalin e ka shef, sa herë më përmend mu i hup 1 mijë vota

“PDK 4-5 kryetarë”, Ramiz Lladrovci i përgjigjet Kurtit: E ka llugë në shpi, Dejona Mihalin e ka shef, sa herë më përmend mu i hup 1 mijë vota

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë folur për kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Ai tha në “Rubikon” se Kurti e ka “llugë” në VV, duke komentuar deklaratën e tij se “PDK-ja ka 4-5 kryetarë”.

Lladrovci tha se sa herë ia përmend emrin Kurti për të mirë ia humb 1 mijë vota në Drenas.

“Albin Kurti tha unë e di prej përvojës, dmth e di prej përvojes vet sa njerëz e menaxhojnë VV-në, dmth e paska pas për Dejona Mihali, ai e ka llug shpi të vet, ai veç menaxher nuk është. Edhe sa herë të ma përmend emrin Albin Kurti për të mirë mua nja 1000 vota i humb në Drenas. Kështu ai nuk më ka bërë nder. Turpi i botës është me përmend Hashimin e Kadrinë”, ka thënë Lladrovci, raporton Express.

Share This