Pëlqimi i Anjezës për Sharrin, ngre dyshime për ekzistencën e lidhjes jashtë

Pëlqimi i Anjezës për Sharrin, ngre dyshime për ekzistencën e lidhjes jashtë

Diskutime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, kanë lindur për vërtetësinë e ekzistencës së partnerit të Anjezës, për shkak të sjelljeve të saj me Sharrin.

Lidhur me këtë çështje është diskutuar në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, me Mbresën e cila tha se banorja mund të ketë një strategji për lojën.

Sipas Mbresës, Anjeza po krijon lojë me qëllim që ta largojë vëmendjen nga reagimet që ajo ka bërë lidhur me të dashurin e saj.

“Tash sikur po mundohet pak me mbulu qat lojë, dhe teoria tjetër është që u diskutu edhe me “Shoqet”, që çka nëse po du me tregu që i dashuri jem është shumë modern dhe nuk xhelozon që unë jom këtu?”, deklaroi Mbresa.

Ndërkaq, sipas gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka kur banorët nuk kanë çfarë të japin brenda lojës, duhet të gjejnë modalitete të këtij lloji.

Share This