Pas Dritës, edhe Shkëndija siguron ‘play-off-in’ e LK

Pas Dritës, edhe Shkëndija siguron ‘play-off-in’ e LK

AEK Larnaca ka siguruar një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Shkëndijës në ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës, duke siguruar kalimin direkt në raundin e 1/8 së finales.

Ndërkohë, pavarësisht humbjes dhe faktit që luajti me një lojtar më pak, Shkëndija arriti të sigurojë një vend në fazën “play-off”.

Takimi i zhvilluar në “AEK Arena” nuk ofroi lojë të mirë në 15 minutat e para, por të dyja skuadrat patën nga një rast të mirë shënimi. Ronaldo Webster ishte i pari që rrezikoi seriozisht për vendasit, duke u futur bukur në zonë dhe duke detyruar portierin Zlatan Alomerovic në një pritje vendimtare në shtyllën e afërt.

Në anën tjetër, Angel García fitoi një goditje dënimi pranë zonës, ndërsa Ëaldo Rubio krosoi saktë, por Hrvoje Milicevic nuk arriti të finalizojë me kokë, duke dërguar topin pak mbi traversë.

Me AEK-un që kishte nevojë patjetër për fitore për t’u futur në tetëshen e parë të renditjes, pjesa e mbetur e pjesës së parë u karakterizua nga presioni i vendasve dhe mbrojtja e organizuar e Shkëndijës. Riad Bajic dhe Garcia panë gjuajtjet e tyre të bllokuara, ndërsa një tjetër goditje dënimi e Ëaldo Rubios krijoi kaos në zonë. Dorde Ivanovic mendoi se kishte shënuar me kokë, por pas rishikimit me VAR, goli u anulua, duke shpëtuar Shkëndijën.

Skuadra nga Maqedonia e Veriut e mbylli pjesën e parë ende në pozita që siguronin “play-off”-in, por situata u vështirësua në fillim të pjesës së dytë.

Liridon Latifi u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Godsëill Ekpolo, duke e lënë Shkëndijën me 10 lojtarë.

Megjithatë, edhe pse AEK nuk krijoi menjëherë shumë raste të pastra, rezultatet e favorshme në ndeshjet e tjera e ngjitën përkohësisht ekipin qipriot në vendin e tetë rreth minutës së 60-të. Presioni i vazhdueshëm i vendasve u shpërblye në fund, me golin vendimtar që u dha fitoren dhe kualifikimin direkt në raundin e 16 më të mirëve.

Pavarësisht humbjes, Shkëndija arriti objektivin minimal, duke siguruar një vend në fazën “play-off” në një grup të fortë të Ligës së Konferencës.

Drita dhe Shkëndija vazhdojnë rrugëtimin në garat evropiane duke përfaqësuar në mënyrën dinjitoze futbollin shqiptarë.

Share This