
Parashikimi i motit për të enjten në Kosovë
Të enjten në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm. Sipas parashikimeve, dita do të karakterizohet me intervale me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, të cilat në disa zona, veçanërisht rreth viseve malore, mund të jenë më të theksuara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të luhaten nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 19 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë, përkatësisht rreth 7 deri në 24 kilometra në orë.


