Papa apel gazetarëve: Tregoni fytyrën e vërtetë të luftës

Papa apel gazetarëve: Tregoni fytyrën e vërtetë të luftës

‘Në një botë të përfshirë nga konfliktet, profesionistët e informacionit duhet të përqendrohen tek “vuajtjet që lufta sjell gjithmonë tek popullatat”, të tregojnë fytyrën e vërtetë të saj, “ta rrëfejnë me sytë e viktimave”, për të mos rrezikuar që “ta shndërrojnë në një videolojë”.

Ky është mesazhi që Papa Leone u përcolli gazetarëve gjatë një takimi sot në Sallën Klementine të Pallatit Apostolik me redaktorët e Tg2, televizioni i rrjetit të dytë publik të Radiotelevizionit Italian (Rai), në rastin e 50-vjetorit të themelimit të tij.

Ati i Shenjtë theksoi se “gjithmonë, por sidomos në rrethanat dramatike të luftës, si ato që po jetojmë, informimi duhet të ruajë distancën nga propaganda. Detyra e gazetarëve, në verifikimin e lajmeve, për të mos u bërë megafon i pushtetit, bëhet edhe më urgjente dhe delikate, mund të them esenciale”. /atsh/

Share This