
Osmani uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: Kosova qëndron fort pranë jush
Ukraina feston sot Ditën e saj të Pavarësisë, dhe me këtë rast presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar një urim të veçantë për presidentin Volodymyr Zelensky dhe popullin ukrainas.
“Urimet tona të përzemërta për presidentin Zelensky dhe popullin e guximshëm të Ukrainës për Ditën e Pavarësisë”, shkroi Osmani në mesazhin e saj.
Kryetarja e shtetit theksoi se Kosova qëndron krah Ukrainës në luftën e saj për liri dhe të ardhme më të sigurt:
“Ne mbetemi të përkushtuar për të forcuar miqësinë tonë dhe për të mbështetur rrugën tuaj drejt rimëkëmbjes, drejtësisë dhe paqes së qëndrueshme”, u shpreh Osmani.
Mesazhi i saj vjen në një moment të rëndësishëm për popullin ukrainas, i cili prej më shumë se dy vitesh po përballet me pasojat e luftës.


