Osmani pritet me ngrohtësi nga mërgata shqiptare në Philadelphia

Osmani pritet me ngrohtësi nga mërgata shqiptare në Philadelphia

Presidentja Vjosa Osmani u prit me një pritje madhështore në shkollën shqipe të Philadelphias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u shpreh mirënjohje për përkushtimin e mërgatës në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar.

Në një postim në Facebook, Osmani theksoi se shtëpia e një shqiptari është shndërruar me punë dhe përkushtim në një shkollë shqipe, duke kontribuar në forcimin e lidhjes së komunitetit me kulturën dhe traditat shqiptare.

“Thellësisht mirënjohëse për këtë përkushtim, që ruan e forcon gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar”, tha presidentja Osmani, duke falënderuar mërgatën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj arsimit dhe kulturës shqiptare jashtë vendit.

Share This