
Protesta të dhunshme në Paris, digjen automjete
Përplasje të dhunshme janë regjistruar në Paris, në kuadër të protestës së zhvilluar përgjatë itinerarit mes Place de la République dhe Place de Clichy.
Policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës për t’iu përgjigjur hedhjes së sendeve dhe mjeteve piroteknike nga disa qindra protestues, shumica prej të cilëve me kapuçë dhe të veshur me të zeza.
Pak më vonë, në të njëjtën zonë, disa automjete u përfshinë nga flakët, ndërsa turma ka reaguar me duartrokitje.
Nga Montmartre, në pjesën veriore të kryeqytetit francez, është parë një kolonë e dendur tymi që ngrihej në qiell nga qendra e qytetit. /arsh/

